Publikimet
Lista e publikimeve që mbulojnë të drejtat e Pronësisë Intelektuale në Kosovë për pronarët e të drejtave si dhe përdoruesit. Aty gjeni përgjigjen për çdo pyetje mbi këtë sektor të përgatitura duke ndërthurur ekspertizën e Bashkimit Evropian me institucionet vendore.
Doracak për shfrytëzuesit
Ky Doracak është përgatitur dhe publikuar nga Zyra e të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Përafërta. Ai paraqet një pasqyrë të të drejtave për mbajtësit e të drejtave, funksionalitetin dhe qëllimin e tyre, analizon çështjen e mbrojtjes, si dhe çështjet që lidhen me menaxhimin dhe shfrytëzimin kolektiv, ndërsa shpjegon zbatimin. Qëllimi i Doracakut është t'i përgjigjet pyetjeve themelore ligjore në lidhje me këtë fushë dhe t'i bëjë të qarta nocionet dhe konceptet në lidhje me të drejtat e autorit dhe çështje të ngjashme për përdoruesit e veprave me të drejtë autori.
Doracak për markat tregtare
Doracaku i drejtohet aplikuesve të mundshëm të markave tregtare në Kosovë për konceptet kyçe në regjistrimin e markës tregtare, kërkesat ligjore, si të mbrohen markat tregtare në Kosovë dhe jashtë saj, si të zbatohen markat tregtare në Kosovë dhe kontaktet e dobishme për këtë temë.
Doracak për dizajnin industrial
Doracaku synon mbajtësit e mundshëm të të drejtave të dizajnit industrial mbi konceptet kyçe në regjistrimin e dizajnit, jep informacion se pse dizajnet industriale janë të rëndësishme për bizneset, dizajnin industrial dhe industrinë e modës, si të mbrohen dizajnet industriale në Kosovë dhe jashtë saj dhe kontakte të dobishme për këtë temë.
Pronësia intelektuale për afaristët
Ky publikim synon sektorët e biznesit dhe industrisë mbi rëndësinë e strategjisë së të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (IPR) për bizneset. Përveç ofrimit të informacionit të përgjithshëm mbi IPR, IPR në strategjitë e biznesit, si të integrohet IPR në strategjinë e ndërmarrjes dhe proceset e inovacionit; Industritë specifike të menaxhimit të IPR (përfshirë TIK-un, industritë kreative, industritë tradicionale dhe biznesin bujqësor) mbulohen gjithashtu në publikim.
Industrial Design
Examination Guidelines
The Guidelines for Industrial Design Examination give instructions on the practice and procedure to be followed in the various aspects of the examination of industrial design applications. The Guideline is of utmost importance of the IP Agency; in charge of examination of industrial design applications in the unification of the decision-making process regarding the examination procedure.
Manual për trajtimin e rasteve të DPI – Dogana e Kosovës
Dogana e Kosovës ka një kornizë të përditësuar legjislative që është miratuar së fundi. Ligji 06/L-015 për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale dhe Udhëzimi Administrativ MF-53/2018 për Zbatimin e Ligjit 06/L-015 për Masat Doganore për Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, janë plotësisht të harmonizuara me acquis përkatëse të BE-së. Udhëzimet në lidhje me legjislacionin e ri në mënyrë që nëpunësit doganor të kenë udhëzime të përditësuara për trajtimin e rasteve të DPI-së.
Krimet kibernetike: Zbatimi në internet i të drejtave të pronë intelektuale - Udhëzues për zyrtarët e zbatimit të ligjit
Udhëzuesi për hetimin e krimeve të pronësisë intelektuale është hartuar dhe e përditësuar me kornizën ligjore të Kosovës dhe do të ndihmojë Sektorët dhe Drejtoritë përkatëse brenda Policisë së Kosovës në hetimin e Krimeve të Pronësisë Intelektuale. Udhëzimet e lartpërmendura ofrojnë një listë të masave dhe mjeteve që Policia e Kosovës mund t'i përdorë në hetimin e krimeve të tilla.
Doracak për mbajtësit e të drejtave
Ky Manual është përgatitur dhe publikuar nga Zyra e të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Përafërta. Ai paraqet një pasqyrë të së drejtës, funksionalitetin dhe qëllimin e saj, analizon të drejtat e dhëna mbajtësve të të drejtave, lëndën e mbrojtjes, si dhe çështjet që lidhen me menaxhimin dhe shfrytëzimin kolektiv, ndërsa shpjegon zbatimin. Qëllimi i Doracakut është t'i përgjigjet pyetjeve themelore ligjore në lidhje me këtë fushë dhe t'u bëjë të qarta nocionet dhe konceptet në lidhje me të drejtat e autorit dhe çështje të ngjashme për mbajtësit e të drejtave.
Doracak mbi patentat
Doracaku synon aplikuesit e mundshëm për patentë në Kosovë, për konceptet kyçe në patentim, shpikjet, si të mbrohen shpikjet në Kosovë dhe jashtë saj, si të komercializohen dhe zbatohen të drejtat e patentës dhe kontaktet e dobishme për këtë temë.
Manual për treguesin gjeografik dhe emërtimin e origjinës
Broshura synon mbajtësit e mundshëm të të drejtave të Mbrojtjes së TGj; gjegjësisht shoqatat e prodhuesve / tregtarëve / përpunuesve që prodhojnë produkte që vijnë nga një vend i caktuar gjeografik, ku cilësia, reputacioni apo karakteristika të tjera specifike burojnë nga ai vend gjeografik. Broshura ofron informacione përse TGj-të janë të dobishme për bizneset, llojet e ndryshme të mbrojtjes së TGj-ve, si të mbrohen dhe zbatohen të drejtat e TGj-ve në Kosovë, mbrojtja e tyre jashtë vendit, komercializimi i produkteve të mbrojtura nga TGj-të dhe kontaktet e dobishme për këtë temë.
Patent Examination Guidelines
The Guidelines for Patent Examination give instructions on the practice and procedure to be followed in the various aspects of the examination of patent applications. The Guideline is of utmost importance of the IP Agency; in charge of examination of patent applications in the unification of the decision-making process regarding the examination procedure.
Geographical Indication Examination Guidelines
The Guidelines for Examination give instructions on the practice and procedure to be followed in the various aspects of the examination of GI applications. The Guideline is of utmost importance of the “Expert Commission on Agricultural Products and Foodstuffs” and the IP Agency in charge of the examination of the agricultural products and foodstuffs in the unification of the decision-making process regarding the examination procedure.
Udhëzues për Inspektoriatin e Tregut - Si të Mbikëqyren të Drejtat e Pronësisë Intelektuale në Kosovë
Meqenëse të Drejtat e Pronësisë Intelektuale janë mjaft të reja në Kosovë dhe zyrtarët-inspektorët e Inspektoriatit të Tregut duhet të fitojnë përvojën e nevojshme, projekti ka ndihmuar Inspektoratin e Tregut dhe ka zhvilluar udhëzime për të shpjeguar se si trajtohen rastet e PI-së nga Inspektorati i Tregut sipas legjislacionit në fuqi dhe praktikën e BE-së apo ndërkombëtare. Udhëzimet i referohen kornizës ligjore ekzistuese dhe ndihmojnë zyrtarët e Inspektoratit të Tregut në trajtimin e rasteve të PI-së. Përveç kësaj, Udhëzimet ofrojnë listën e mjeteve të disponueshme për trajtimin e PI-në për Inspektoratin e Tregut; duke përfshirë lidhjet me bazat e të dhënave dhe burimet e trajnimit.
Krimet ekonomike: Manuali i përbashkët i zbatimit të të drejtave të pronësisë Intelektuale
Manuali për hetimin e krimeve të pronësisë intelektuale është hartuar dhe të përditësuara me kornizën ligjore të Kosovës dhe duhet të ndihmojnë sektorët dhe drejtoritë përkatëse brenda Policisë së Kosovës në hetimin e Krimeve të Pronësisë Intelektuale. Udhëzimet e lartpërmendura duhet të ofrojnë një listë të masave dhe mjeteve që Policia e Kosovës mund t'i përdorë në hetimin e krimeve të tilla.
Kontributi ekonomik i industrive të të drejtave të autorit në Kosovë
Ky raport i parë i kontributit ekonomik të industrive kreative në Kosovë tregon se sektori kreativ është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë kombëtare, duke kontribuar dukshëm në krijimin e vendeve të punës, vlerës dhe tregtisë. Ai konfirmon rëndësinë e prodhimit të provave empirike për politikëbërjen dhe ofron njohuri të rëndësishme mbi performancën, dinamikën dhe proceset në sektorin krijues.
Publikimet me ilustrime
Libër me ilustrime mbi markat tregtare
Të përshtatura për Kosovën, librat me ilustrime të WIPO-s synojnë nxënësit dhe fëmijët. Librat janë zhvilluar kryesisht për nxënës nga 8 deri në 12 vjeç. Librat komikë rrëfejnë aventurat e katër adoleshentëve të cilët mësojnë se çfarë janë të drejtat e autorit, patenta dhe marka tregtare dhe se si ata dhe shoqëria në përgjithësi mund të përfitojnë nga IPR.
Libër me ilustrime mbi të drejtën e autorit
Të përshtatura për Kosovën, librat me ilustrime të WIPO-s synojnë nxënësit dhe fëmijët. Librat janë zhvilluar kryesisht për nxënës nga 8 deri në 12 vjeç. Librat komikë rrëfejnë aventurat e katër adoleshentëve të cilët mësojnë se çfarë janë të drejtat e autorit, patenta dhe marka tregtare dhe se si ata dhe shoqëria në përgjithësi mund të përfitojnë nga IPR.
Libër me ilustrime mbi patentat
Të përshtatura për Kosovën, librat me ilustrime të WIPO-s synojnë nxënësit dhe fëmijët. Librat janë zhvilluar kryesisht për nxënës nga 8 deri në 12 vjeç. Librat komikë rrëfejnë aventurat e katër adoleshentëve të cilët mësojnë se çfarë janë të drejtat e autorit, patenta dhe marka tregtare dhe se si ata dhe shoqëria në përgjithësi mund të përfitojnë nga IPR.